Arsyet kryesore pse keni djegie gjatë urinimit

Shëndetësia

Arsyet kryesore pse keni djegie gjatë urinimit

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Shume persona ankohen se përjetojnë djegie të tmerrshme gjatë urinimit. Ekzistojnë arsye të ndryshme të kësaj gjendjeje, mirëpo disa nga arsyet kryesore janë:

Keni një infeksion të traktit urinar– Kjo është arsyeja kryesore që ju mund të jeni duke përjetuar një simptomë të tillë. Infeksioni i çdo pjese të traktit urinar duke përfshirë edhe veshkat, ureterin, fshikëzën urinare dhe uretrën kanë këtë simptomë të përbashkët.

Keni një infeksion të pelvikut– Nëse djegia gjatë urinimit shoqërohet edhe me irritim të vulvës apo vaginës, skuqje të vulvës dhe sekrecion nga vagina, atëherë kjo do të thotë se keni një infeksion të pelvikut.

Keni një sëmundje seksualisht të transmetueshme– Shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme kanë këtë lloj simptoma. Klamidia, gonorrhea dhe trikomoniasis janë disa nga këto lloj sëmundjesh që manifestohen me simptoma të ngjashme.

Disa nga arsyet e tjera që keni djegie gjatë urinimit janë: përdorimi i disa produkteve të higjienës, menopauza apo kryeni marrëdhënie të pambrojtura seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat