Pijet që ngadalësojnë plakjen

Shëndetësia

Pijet që ngadalësojnë plakjen

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:07
Ilustrim

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Plakja vjen me shenja të dukshme si: thinjat, rrudhat, humbja e flokëve etj. Por a e dini që mënyra e të jetuarit determinon edhe dukjen në pleqëri?

Janë disa ushqime që ‘ngadalësojnë’ plakjen dhe iu bëjnë të dukeni shumë më të rinj.

Kafeja – historikisht kafeja ka pasur një reputacion jo fort të mirë, por hulumtimet tregojnë që kjo gjë mund të mos jetë e vërtetë. Ka prova që kafeina mbron trupin kundër inflamacionit kronik që është një prej problemeve kryesore në pleqëri.

Vera – kur konsumoni verë në mënyrë të moderuar ju mund të përfitoni shumë. Një prej përfitimeve nga konsumi i verës është edhe në ngadalësimin e plakjes. Është e vërtetuar që vera redukton inflamacionin si dhe mund të parandalojë sëmundje si Alzheimeri dhe Dementia.

Uji – trupi i njeriut është i përbërë nga 65 përqind ujë, por ta mbani trupin të hidratuar ka tejet rëndësi, sidomos edhe për lëkurën. Pa hidratimin e duhur, lëkura mund të bëhet më e thatë dhe me rrudha.

Smoothie me bajame, banane dhe avokado  – ky kombinim është i mbushur me vitamina. Vetëm me një lëng të tillë ju mund t’i dhuroni trupit vitaminën A, D dhe E, që janë qenësore që të keni një lëkurë të shëndetshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat