Si ndikon menopauza në shëndetin e grave?

Shëndetësia

Si ndikon menopauza në shëndetin e grave?

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:40
Ilustrim

Disa gra përjetojnë eksperienca negative ndërkohë që i afrohen kësaj periudhe. Ndërsa disa të tjera e shohin si një periudhë shumë të bukur të jetës së tyre. Menopauza i jep fundit viteve pjellore, dhe mbas përfundimit të saj nuk duhet të merakoseni më për shtatzëni të padëshiruar.

 Menopauza mund të ndodhë natyrshëm, ose mund të ndodhë për shkak të kimioterapisë, kirurgjisë ose rrezatimit.

Djersitjet gjatë natës janë simptoma të menopauzës. Ato janë ankesa numër një e grave në periudhën perimenopauzale dhe post-menopauzale.

Ndryshimet e humorit mund të ndodhin gjatë dhe pas menopauzës. Ato mund të marrin forma të buta si ndjenja e inatosjes dhe e mërzisë, ose forma më të rënda, siç janë ndryshimet e shpejta dhe agresioni. Ekzistojnë disa teori për atë që shkakton ndryshime në humor  menopauza.

Ndërsa shumë simptoma të menopauzës janë të përkohshme (p.sh. djersitja) ndryshimet në funksionin seksual që ndodhin në menopauzë janë zakonisht të përhershme. Ndjenjat seksuale ndryshojnë në periudhën peri-menopauzale dhe vazhdojnë në post-menopauzë për shkak të ndryshimeve hormonale.

Femrat që kanë afshe të nxehta gjatë menpoauzës kanë më shumë probleme me kujtesën. Një studim i publikuar në “Journal Menopause” sugjeron se mes afsheve të nxehta të një femre në menopauzë dhe problemeve me kujtesën ekziston një lidhje.

Menopauza është një kohë e ndryshimeve të rëndësishme në lëkurë. Ndikimi i menopauzës në lëkurë është i vogël krahasuar me ndikimin e faktorëve të tjerë, veçanërisht ekspozimit ndaj UV. Megjithatë, ajo mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin psikologjik të grave në menopause.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat