Botoxi i ri, me të bardhë veze: Ja se si ta përgatisni dhe përdorni - Bota Sot
Botoxi i ri, me të bardhë veze: Ja se si ta përgatisni dhe përdorni

Shëndetësia

Botoxi i ri, me të bardhë veze: Ja se si ta përgatisni dhe përdorni

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:53
Ilustrim

Nëse shikoni veten në pasqyrë vëreni se ju janë shfaqur rrudha rreth syve, ballit dhe në vende të tjera, mos u shqetësoni, ne do t’ju zbulojmë një sekret.

Këtu ju tregojmë se si të përdorni Botoxin e ri: të bardhë veze.

Duke qenë se bardha e vezëve është një proteinë e pastër dhe gjithashtu ka shumë minerale të tilla si selenium, magnez, kalcium, fosfor, bakër, zink, hekur, riboflavin do të ndihmojnë trupin tuaj, duke i dhënë përfitime të mëdha lëkurës.

Por … çfarë duhet të bëni për ta bërë lëkurën të butë?

Ju nevojitet vetëm 1 vezë (ndani të bardhën nga e verdha, ju duhet e bardha), shtoni 1 lugë çaji vaj ulliri dhe 1 lugë çaji mjaltë. Në një tas përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe të lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ftohtë. Pas kësaj, aplikoni një krem hidratues.

Aplikojeni këtë maskë rreth dy herë në javë dhe brenda pak ditësh do të shihni lëkurën tuaj të freskët, me më pak rrudha, qese dhe rrathë të zinj poshtë syve. Ne garantojmë që pas këtij trajtimi në shtëpi do të keni lëkurë të shkëlqyer. Mos prisni më gjatë dhe mos shpenzoni më shumë se duhet për një lëkurë të butë dhe me më pak rrudha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...