Një gotë qumësht me shafran para gjumit? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Shëndetësia

Një gotë qumësht me shafran para gjumit? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 06:25
Ilustrim

Kjo pije punon për mrekulli gjatë kohës që trupi juaj është në gjumë. Disa përfitime që merrni nga konsumi i kësaj pijeje para se të flini gjumë:

Zemër e fortë dhe e shëndetshme

Shafrani i Indisë do të ndalojë çlirimin e citokineve në trupin tuaj. Citokinat janë substanca që lidhen me inflamacion dhe sëmundje kardiovaskulare. Marrja e qumështit të “artë” çdo natë  do të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të problemeve me zemrën.

Kocka të forta

Shafrani i Indisë do të parandalojë humbjen e kockave në trupin tuaj me rreth 50%. Plus, qumështi i pasur me kalcium, i mbushur me vitaminë D, së bashku me gjysmë lugë çaji shafran i Indisë shërben si një tonik efektiv për kockat tuaja.

Detoksikon mëlçinë

Shafrani i Indisë është provuar të jetë i dobishëm për mëlçinë. Në trupin tuaj, ai do të veprojë si pastrues dhe do të parandalojë akumulimin e acidit yndyror në mëlçi. Kjo është arsyeja pse qumështi i kombinuar me shafranin do të përmirësojë aftësinë e mëlçisë tuaj për të përpunuar ushqimin dhe të zhdukë ato substanca për të cilat ju nuk keni nevojë. Në këtë mënyrë ju do të pastroni trupin.

Ul inflamacionin

Komponenti kryesor i shafranit  të Indisë është një substancë e quajtur kurkumin, që siç tregojnë edhe hulumtimet, ka veti anti-inflamatore për të trajtuar inflamacionet e zakonshme, si dhe ato më të rëndat si artriti, sëmundja e zorrëve dhe më shumë. Pas pirjes së një gote “qumësht të artë”, kurkumini i pranishëm në pije do të zvogëlojë sasinë e fryrjes.

Lufton kancerin

Shafrani i Indisë vepron si një antioksidant i fortë brenda jush. Hulumtimet tregojnë se shafrani i Indisë mund të zvogëlojë stresin oksidativ që prodhon radikalet e lira brenda trupit tuaj, gjë që mund të shkaktojë sëmundje kronike si kanceri. Madje jo vetëm që parandalon kancerin, por edhe mund ta luftojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat