Këto janë ushqimet më të mira dhe më të këqija për mëlçinë tuaj

Shëndetësia

Këto janë ushqimet më të mira dhe më të këqija për mëlçinë tuaj

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Ushqimet që ne i konsumojnë çdo ditë kanë shumë rëndësi për mirëmbajtjen dhe shëndetin e organeve. Edhe për mëlçinë, një nga oganet më të rëndësishme në trupin tonë, ekzistojnë disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e këtij organi. Disa nga këto ushqime janë:

Brokoli– Padyshim është një nga perimet më të shëdnetshme dhe me vlera të larta ushqyese. Nëse dëshironi ta mbani mëlçinë të pastër dhe të shëndetshme, atëherë filloni të konsumoni sa më shumë brokoli.

Kafeja– Ëshumë shumë intëresant që shumë studime të bëra kanë rezultuar se kafeja ka një aftësi të shkëlqyer për të pastruar mëlçinë. Gjithashtu sipas disa studimeve të mëparshme, kafeina mund ta parandalojë kancerin e mëçise.

Çaji i gjelbër– Krahas shumë benefiteve të tjera ta çaji të gjelbër siç është humbja e peshës apo pastrimi i veshkëve, ky lloj çaji ka një ndikim pozitiv edhe pastrimin e melçisë. Konsumimi i një apo dy gotave çaj në ditë, është sasia e duhur për të parandaluar kancerin dhe sëmundjet e tjera të mëlçisë.

Spinaqi– Është një produkt tjetër shumë i shëndetshëm. Prania e antioksidantëve në të i siguron spinaqit aftësi të shkelqyera në mbrojtjen dhe parandalimin e patologjive të mëlçisë.

Boronicat– Përmbajnë një numër të madh të përbërsve ushqyes të quajtura polifenole, dhe të cilat kanë aftësi të mbrojnë mëlçinë nga sëmundjet.

Disa nga produktet, të cilat duhet t’i shmangim për arsye se janë shumë të dëmshme për mëlçinë janë: kripa, ëmbëlsirat, alkooli, dhe pijet me gaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat