Prindër, kjo është mosha nga e cila do të duhej të kujdeseni për peshën trupore të fëmijës

Shëndetësia

Prindër, kjo është mosha nga e cila do të duhej të kujdeseni për peshën trupore të fëmijës

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Obezieti është një ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit, mirëpo nuk kuptohet dhe nuk i kushtohet kujdes serioz

Studimi i ri propozon që prindërit të ndjekin peshën që nga mosha dyvjeçare.

Ekipi i shkencëtarëve, në krye me Lamiece Hassan, ka studiuar 54 studime ndërkombëtare.

Kanë analizuar të dhënat e më shumë se 700 mijë fëmijëve dhe kanë zbuluar indeksin tipik të masës trupore të vajzave dhe djemve në moshën midis 4 dhe 11 vjeç.

Mirëpo, studimet të cilat i kanë ndjekur fëmijët në moshën e hershme (para moshës katërvjeçare) që atëherë kanë gjetur shenja të dukshme obeziteti.

Kjo do të thotë që matja që në fillim të shkollës nuk është e mjaftueshme në mënyrë që të pengojmë rrezikun nga obeziteti.

Studimi i mëparshëm është kyç për të eliminuar rrezikun nga sëmundja siç janë diabeti i tipit 1 dhe mëlçia yndyrore.

Pikërisht për këtë ekipi i ekspertëve propozon që prindërit të ndjekin peshën trupore që nga mosha dyvjeçare e fëmijës.

Çfarë është normale?

Obeziteti ka filluar gjithnjë e më shumë të shfaqet në moshën e hershme, andaj prindërit më vështirë i vërejnë shenjat.

Problemi qëndron në indeksin e masës trupore (BMI), i cili merret parasysh në matjen e muskujve dhe yndyrës te fëmijët.

Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve, djemtë në moshën nga dy vjeç peshojnë përafërsisht 12,5 kilogramë, ndërkaq vajzat 12 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat