Mbase nuk është fjala për menopauzën: Pesë sëmundje serioze me simptoma të ngjashme!

Shëndetësia

Mbase nuk është fjala për menopauzën: Pesë sëmundje serioze me simptoma të ngjashme!

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Dikur moti menopauza definohej si histeri femërore

Simptomat e disa sëmundjeve shumë lehtë mund t’i interpretoni gabimisht si fillim i menopauzës.

Edhe pse jemi shumë larg nga ajo periudhë dhe sot ndodh që mjekët të injorojnë disa simptoma dhe t’i karakterizojnë si menopauzë, ndërkaq në të vërtetë fjala është për probleme shumë më serioze.

Sëmundja lyme

Sëmundja lyme mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme nëse nuk diagnostikohet me kohë. Simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë sukrepi dhe të gjitha simptomat ngjashëm me gripin siç janë ethet apo lodhja.

Mirëpo, sëmundja lyme gjithashtu mund të shkaktojë dhembje ekstreme të kokës, bebëza të zgjeruara të syve dhe punë të shpejtuar të zemrës, të gjitha simptomat të cilat janë të lidhura edhe me menopauzën.

Sëmundjet kardiovaskulare

Simptomat e zakonshme përfshijnë dhembjen apo vështirësitë në gjoks, frymëmarrje të shkurtër dhe krupë.

Simptomat të cilat përputhen me menopauzën përfshijnë valë nxehtësish, gjë që mund të tregojnë në punën e çrregullt të zemrës dhe lodhje, gjë që do të mund të jetë shenjë e bllokadës së pjesshme të arteries koronare.

Problemet me gjëndrën tiroide

Hipertireoza shfaqet kur trupi prodhon hormone të tepërta, ndërkaq hipotireoza shfaqet kur nuk prodhohen sasi të mjaftueshme. Lodhja dhe djersitja gjatë natës janë simptoma të zakonshme të çrregullimit të gjëndrës tiroide të cilat shpesh i përshkruhen menopauzës.

Çrregullimet autoimune

Në rastin e këtillë, sistemi i imunitetit të trupit nuk është në gjendje të përcaktojë dallimin midis qelizave vetjake dhe zaptuesve të jashtëm, për të cilin shkak gabimisht sulmon veten. Sëmundjet e zakonshme autoimune përfshijnë diabetin e tipit 1, artritin reumatoid dhe lupusin.

Nëse keni dhembje të vazhdueshme apo lodhje të madhe, por nuk kaloni nëpër menopauzë, është e mundshme që për këtë të jetë fajtor çrregullimi autoimun.

Fibroidet e mitrës

Fibroidet e mitrës mund të shkaktojnë telashe dhe të çojnë në komplikime siç janë anemia apo rënia e rruazave të kuqe të gjakut, për shkak të menstruacioneve të çrregullta. Anemia gjithashtu mund të shkaktojë lodhje, gjë që gjithashtu mund të kuptohet gabimisht si simptomë e menopauzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat