Të ngrini pjeshkat është një mënyrë e shkëlqyer për t’i përdorur ato edhe pas verës. Ato mund të përdoren për t’i ngrënë ose edhe për të eksperimentuar në receta të ndryshme. E preferuara ime është t’i ha ato direkt pasi hap kavanozin....
Përbërsit
9 pjeshkë të mëdha
8 gota ujë
500 gram sheqer
Ushëzimet
1
Në një tenxhere me ujë të valuar vendosni pjeshkët për të zierë me gjithë lëkurë. I Lini vetëm 5 minuta.
2
Pas kësaj, i vendosni direkt në një tas me ujë të ftohtë dhe akull.
3
Pasi pjeshkët të jenë ftohur disi i qëroni me ndihmën e një thike.
4
Filloni i prisni pjeshkët në feta-feta dhe i kaloni në kavanozin e sterilizuar.
5
Bëni një shurup të thjeshtë. Në një tenxhere tjetër shtoni sheqerin, ujin dhe i lini të ziejnë derisa sheqeri të zbutet tërësisht.
6
Shurupin shtojeni tek pjeshkët. Mbylleni mirë kapakun.
7
Që të siguroheni që mbyllja është bërë hermetike, në një tenxhere të madhe me ujë të valuar vendosni kavanozin.
8
E lini për 25 minuta të ziejë.
9
Pas kësaj e nxirrni kavanozin dhe e ruani në një vend të errët.
10
Minimumi për 1 javë mund t’i shijoni!