Jo vetëm për relaksin dhe vapën, plazhi ka disa të mira edhe për shëndetin

Shëndetësia

Jo vetëm për relaksin dhe vapën, plazhi ka disa të mira edhe për shëndetin

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:55
Ilustrim

Pushimet  në det, veç relaksit dhe argëtimit që na ofrojnë na shërbejnë edhe që të përmirësojmë disa probleme që mund të kemi me lëkurën, apo formën tonë fizike.  Më poshtë ju sjellim disa mënyra se si deti mund të ndikojë në përmirësimin e lëkurës suaj si dhe pamjes suaj në përgjithësi.

1.Uji i kripur ka veti antiinflamatore dhe mund të vrasë bakteret e dëmshme që gjenden në lëkurë. Kjo falë prezencës së sodiumit, bakrit dhe squfurit. Kjo do të bëjë që personat të cilët vuajnë nga ekzema, psoriasis ose ndonjë problem tjetër lëkure  të  kenë një lëkurë më të shëndetshme pas pushimeve të tyre në det.

2.Deti ndër të tjera përmirëson dhe stimulon muskulaturën e gjithë trupit si dhe ndikon në oksigjenimin e qelizave, duke e bërë kështu lëkurën më të bukur dhe më të ndritshme. Për ta bërë këtë efekt më jetëgjatë duhet që edhe ta hidratojmë lëkurën me produkte natyrale dhe delikate gjatë, ose pas dushit. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë që të konsumojmë ujë, pasi hidratimi është çelësi sekret i një lëkure të bukur dhe të ndritshme.

3.Aroma e detit bën që ne të jemi në kontakt edhe me jodin. Ky element ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit të bllokuar ose të ngadalësuar. Gjithsesi në mënyrë që ky përshpejtim i metabolizmit të jetë efikas për ju, nevojitet që ju të hiqni dorë nga pijet e gazuara, si dhe ushqimet me tepri sheqeri. Këshillohet që ju të konsumoni ushqime si peshku të pasura me acide yndyrore të ngopura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat