Do të mbahen ditët e flourizmit dhe vulosjes se fisurave të dhëmbëve tek fëmijët

Shëndetësia

Do të mbahen ditët e flourizmit dhe vulosjes se fisurave të dhëmbëve tek fëmijët

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 18:37
Foto Ilustrim

Prej datës 21 deri më 30 Gusht do të mbahen ditët e flourizmit dhe vulosjes se fisurave të dhëmbëve tek fëmijët.

Kështu, prindërit janë ftuar që t’i dërgojnë fëmijët në Poliklinikën Stomatologjike në Prishtinë prej orës 7:30 deri në ora 13:30.

Bazë e mjekësisë primare është preventiva. Fluorizimi dhe vulosja e fisurave të dhëmbëve janë procedura të shkurtra, të shpejta dhe pa dhimbje që kanë rëndësi në mbrojtjen e dhëmbëve nga kariesi.

Fluorizimi ështe një nga mënyrat më të mira për të forcuar zmaltin e dhëmbit dhe i bën dhëmbët më rëzistent nga acidet që gjenden në zgavrën e gojës.

Vulosja e fisurave është trajtim, ku bëhet vendosja e një materiali të veçantë në fisurat (thellimet) dhe gropëzat e sipërfaqes përtypëse të paradhëmballëve dhe dhëmballëve duke parandaluar në këtë mënyrë prekjen e tyre nga kariesi pa pasur nevojë të bëhet largimi i sipërfaqes se smaltit – pra në tërësi ruhet integriteti anatomik i dhëmbit. Vulosja si procedurë praktikisht realizohet shumë thjeshtë dhe tërësisht pa dhimbje çka fëmija e pranon shumë lehtë.

Sot për vulosje mund të përdoren edhe materiale të cilat lidhen kimikisht me dhëmbin dhe lirojnë fluor(glass-ionommer cementet).

Fluori ndihmon në kthimin e mineraleve (remineralizim), kështu i kontribuon fortësimit të dhëmbit. Këtu bëhet fjalë për sasi shumë të vogla të fluorit të cilat veprojnë vetëm lokalisht në dhëmbë, pa veprim të dëmshëm për organizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat