Zgjidhjet natyrale që zhdukin dhimbjen e djegies - Bota Sot
Zgjidhjet natyrale që zhdukin dhimbjen e djegies

Shëndetësia

Zgjidhjet natyrale që zhdukin dhimbjen e djegies

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 06:31
Ilustrim

Patatja – Në rast djegieje patatja ka veti qetësuese. Në vendin e djegur mund të vendosni një fetë patate, ose një lëkurë patateje. Vendoseni sa më parë dhe dhimbja do të zhduket.

Aloe vera – Kjo bimë është një zgjidhje shumë e mirë kundër djegieve të zakonshme por edhe atyre të diellit. Ndaj në rast djegiesh, xheli aloe vera ju qetëson menjëherë. Mjafton të këpusni një gjethe nga bima që keni në shtëpi dhe do të shpëtoni.

Vaji i ullirit – E ndihmon lëkurën që të rigjenerohet në rast djegieje, kjo në sajë të vitaminës E dhe vetive antibakteriale. Aplikojeni direkt në zonën e interesuar.

Mjalti – Përdoret për të dezinfektuar dhe shëruar djegiet me përmasa te vogla. Një veti kryesore e tij është që ndihmon në eliminimin e shenjës. Mjafton që garzën me mjaltë ta ndërroni 3-4 herë në ditë.

Qepa – Lëngu i saj përmban quercitinë, e cila ndihmon për të lehtësuar dhimbjen dhe e shëron më shpejtë, shkruan noa.al, transmeton Klan Kosova. Prisni një qepë të freskët dhe lëngun e saj aplikojeni në zonën e interesuar 2-3 herë në ditë.

Uthulla – Ka veti shumë të mira për të parandaluar infeksione të mundshme si pasojë e djegies. Përzieni sasine e njëjtë uthulle dhe uji dhe lyeni një garzë të cilën më tej duhet ta vendosni në zonën e interesuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...