Fëmija juaj ka krupë gjatë udhëtimit me veturë? Harroni tabletat, ky është ilaçi natyral - Bota Sot
Fëmija juaj ka krupë gjatë udhëtimit me veturë? Harroni tabletat, ky është ilaçi natyral

Shëndetësia

Fëmija juaj ka krupë gjatë udhëtimit me veturë? Harroni tabletat, ky është ilaçi natyral

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Fëmijët më të ndjeshëm janë deri në moshën 12 vjeç dhe femrat, të cilat më shpesh se meshkujt e kanë këtë problem

Udhëtimet e gjata për ata që kanë prirje të vuajnë nga pështjellët në stomak gjatë vozitjes mund të jetë stres goxha i madh dhe përvojë e pakëndshme.

Nervozizmi, marramendja, vjellja, ndjenja e krupës në lukth mund të prishin çdo udhëtim, mirëpo falë preparateve natyrale dhe preparateve të tjera ato efekte anësore mund të pengohen.

Shumica e prindërve nuk dëshirojnë që fëmijët t’u ekspozohen ilaçeve “të panevojshme” nga mosha e hershme, andaj përdorin metoda alternative, ndërkaq kur është fjala për krupën më së miri është të përdoret xhenxhefili.

Pritni pak rrënjë xhenxhefili të freskët dhe hani një gram, rreth gjysmë lugë kafeje, tri orë para udhëtimit.

Po ashtu mund t’ju ndihmojë nëse qitni dy pika vaj eterik xhenxhefili apo eukaliptusi në një fasoletë dhe herë pas here i ofroni te hunda gjatë udhëtimit me veturë.

Mbani sytë hapur dhe vini syze dielli, patjetër shmangni leximin dhe uluni në drejtim të lëvizjes së veturës.

Do t’ju ndihmojë edhe të shikoni në një pikë, saktësisht, të jeni të përqendruar dhe të mos bëni lëvizje të vrullshme me kokë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...