Dita e Mushkonjës, vrasëses më të madhe në botë

Shëndetësia

Dita e Mushkonjës, vrasëses më të madhe në botë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:11

Është mijëra herë më e vogël se shumë insekte të tjera, por mijëra herë më e rrezikshme; mushkonjat janë përgjegjëse për vdekjen e 725 mijë njerëzve në vit.

Vrasësit e vërtetë janë në fakt sëmundjet që transmetohen nga pickimi i mushkonjave; malarja, ethet hemorragjike, të verdha, ethet e Nilit, zika etj. Dhe pikërisht për të sensibilizuar mbi rëndësinë e mbrojtjes nga mushkonjat, 20 gushti, në të gjithë botën, shënohet si Dita Botërore e Mushkonjave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, përllogarit se sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat, përfaqësojnë 17 përqind të të gjitha sëmundjeve infektive. Shifrat, sipas një përllogaritjeje të fondacionit Bill e Melinda Gates-it, e bëjnë mushkonjën kafshën më vdekjeprurëse për njeriun.

Mushkonjat vrasin çdo vit 725 mijë persona, më shumë se gjarpërinjtë, 50 mijë apo qentë, 25 mijë, që pasojnë në klasifikim. Vetëm njeriu është thuajse po aq vdekjeprurës për vetveten, por bilanci i vrasjeve dhe luftërave ndalet në 425 mijë viktima në vit.

Armëve të shumta, të eksperimentuara deri më tani kundër këtyre insekteve, kohët e fundit i janë shtuar edhe vetë mushkonjat; në të gjithë botën po bëhen eksperimente që parashikojnë  hedhjen në qarkullim, në natyrë, të ekzemplarëve të sterilizuar me modifikime ADN-je ose përmes rrezatimeve apo ekspozimit ndaj baktereve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat