Afrika afër çrrënjosjes së poliomielitit të egër

Shëndetësia

Afrika afër çrrënjosjes së poliomielitit të egër

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 22:26
Ilustrim

Afrika ka kaluar tre vjet pa u zbuluar ndonjë rast i poliomielitit të egër, tha Organizata Botërore e Shëndetit.

Ky është një moment i rëndësishëm në përpjekjen për ta çrrënjosur sëmundjen.

Rasti i fundit i poliomielitit të shkaktuar nga virusi i egër u zbulua në 21 gusht 2016 në Nigeri.

Afrika pritet të çertifikohet pa poliomielit të egër nga fillimi i vitit të ardhshëm pas një procesi të pavarur vlerësimi, megjithatë rastet e shkaktuara nga vaksina e sëmundjes ende paraqesin një sfidë.

“Ne kemi besim se shumë shpejt do të kthehemi këtu duke ofruar certifikimin që këto vende të Afrikës një herë e përgjithmonë janë pa poliomielitit”, tha Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën.

Moeti i atribuoi përparimin e tanishëm një shkallë të pashembullt të përpjekjeve shumëkombëshe nga qeveritë, partnerët dhe punonjësit e shëndetësisë.

Pasi Afrika shpallet e lirë nga sëmundja, pesë nga gjashtë rajonet e OBSH-së do të jenë pa poliomielit të egër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat