Pse është e dëmshme për shëndetin nëse ankoheni çdo ditë

Shëndetësia

Pse është e dëmshme për shëndetin nëse ankoheni çdo ditë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Hiqni dorë nga ankesat. E vërteta është se askush nuk dëshiron t’ju dëgjojë duke u ankuar dhe, përveç kësaj, ankimi është i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Stanfordit tregojnë se shpenzimi i vetëm gjysmë ore në ditë duke u ankuar e dëmton fizikisht trurin e njeriut.

Pavarësisht se a jeni ju duke u ankuar apo duke e dëgjuar dikë të ankohet, ekspozimi në negativitet i dëmton neuronet në hippokampus – pjesën e trurit që përdoret për zgjidhjen e problemeve dhe funksionin kognitiv.

Me kohën, ankimi bëhet shprehi.

Nëse veç jeni të rrethuar nga njerëz që ankohen, atëherë jeni shumë të prirë që edhe ju të bëheni i tillë.

Hulumtuesit kanë treguar një gjë interesante se 95% e konsumatorëve që kanë probleme me një produkt nuk ankohen te kompania, por ankesat ua përçojnë 8 deri 16 njerëzve tjerë.

Ata kanë treguar se mënyra se si njerëzit ankohen nuk është aspak produktive sepse kjo formë e ankimit që e bëjnë shumica e njerëzve nuk i zgjidhë problemet aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat