Sa e lumtur dhe e zgjuar je? E mëson nga gjumi që bën

Shëndetësia

Sa e lumtur dhe e zgjuar je? E mëson nga gjumi që bën

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:21
Ilustrim

Sipas studimeve, nëse ju pëlqen të zgjoheni herët në mëngjes, atëherë jeni më të lumtur dhe më të…dobët.

Ju pëlqen të flini herët dhe të zgjoheni po ashtu herët? Atëherë jeni më të shëndetshëm, më të lumtur dhe më të dobët. Madje, keni më pak shanse të shqetësoheni dhe të vuani nga pagjumësia.

Kështu të paktën thotë një studim në Kaliforni, i cili analizon DNA-në e njerëzve që e kategorizuan veten si tipa “të mëngjesit” dhe “të darkës”. Hulumtimi në fjalë, në të cilin morën pjesë 90.000 njerëz, zbuloi 15 gjene, të cilat tregojnë nëse jemi “kukuvajka” (qëndroni zgjuar natën) apo "laureshë" ( flini natën).

Sipas Nature Communications, femrat e kanë më të thjeshtë se meshkujt  të çohen herët në mëngjes, ndërsa me kalimin e viteve, na pëlqen më shumë të zgjohemi herët.

Siç deklaruan hulumtuesit nga Kalifornia, “është interesante të zbulosh se si biologjia e secilit prej nesh ndikon në sjelljen tonë, si për shembull nëse jemi njerëz të ditës apo të natës. Kjo bazë e madhe të dhënash gjenetike mund të zbulojë gjenet që qendrojnë pas shumëllojshmërisë të sëmundjeve dhe kështu ne arrijmë në një kuptim më të mirë se si ndryshojmë nga njëri-tjetri."

Megjithatë, nëse ju pëlqen nata, mos u mërzitni, sepse ka dhe kjo anën pozitive. Sipas një hulumtimi britanik, ata që flenë pak më vonë, janë pak më të zgjuar. Ndiheni më mirë tani?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat