Kushtojini vëmendjen e duhur gishtave të këmbës, mund t’ju shpëtojnë jetën

Shëndetësia

Kushtojini vëmendjen e duhur gishtave të këmbës, mund t’ju shpëtojnë jetën

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 06:11
Ilustrim

Vetëm për shkak se disa vende nuk janë të dukshme, kjo nuk do të thotë që rregullisht t’i kontrollojmë, sepse kjo mund të na shpëtojë jetën.

Është shumë me rëndësi që rregullisht t’i verifikojmë hapësirat midis gishtave të këmbëve, sepse aty mund të shfaqet kanceri apo melanoma.

Kanceri nuk është problem i madh, nëse vërehet me kohë dhe intervenohet, por nëse është i fshehur, kjo është shumë e vështirë të shërohet dhe kjo i ofron kohë që të zhvillohet dhe të bëhet i rrezikshëm për jetën.

Prandaj, është e domosdoshme që rregullisht t’i kontrolloni hapësirat midis gishtave dhe t’u kushtoni kujdes të gjitha lythave, mirëpo në rast se vëreni ndryshime, është me rëndësi që menjëherë të shkoni te mjeku.

Kur kontrolloni trupin në kërkim të ndryshimeve të pazakonshme, gjithmonë është me rëndësi që të keni parasysh këto këshilla, sepse mund t’ju ndihmojnë të zbuloni melanomën:

-Nëse lythi apo pikla nuk duken të rrumbullakëta, por kanë formë amebe, mund të jetë shenjë e parë e alarmit.

-Nëse kufijtë e lythit nuk janë të dukshëm apo janë të parregullt, shkoni në kontroll te mjeku.

-Nëse lythi rregullisht ndryshon ngjyrën e vet dhe dimensionet më e mira është të shkoni në kontroll te mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat