Zbulimi premtues: Këto ushqime vrasin qelizat tumorale

Shëndetësia

Zbulimi premtues: Këto ushqime vrasin qelizat tumorale

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 12:14
Ilustrim

Tek brokoli dhe perimet e tjera të kësaj familje është një proteinë, e cila ka veti të fuqishme kundër kancerit.

Një studim i drejtuar nga italiani Pier Paolo Pandolfi, drejtor i Cancer Center e Cancer Research Institute pranë Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston, tregon se një përbërës natyral, indol-3-carbinolo, i pranishëm te brokoli, lulelakra dhe rrepat, lufton një gen që favorizon tumoret.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën shkencore “Science”.

“Kemi zbuluar një element të rëndësishëm i cili pengon zhvillimin e kancerit, një enzimë që quhet WWP-1, e cila gjendet te brokoli, lulelakra dhe rrepat. Ky mekanizëm mund të cilësohet si thembra e Akilit, në terapitë e reja antitumorale”, thotë Pandolfi.

Eksperimenti është kryer tek minjtë dhe është ende paraprak, ndërkohë që premtimet janë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat