Celulari juaj ka më shumë baktere nga ç’mund ta mendoni. Mënyrat më të mira për ta pastruar

Shëndetësia

Celulari juaj ka më shumë baktere nga ç’mund ta mendoni. Mënyrat më të mira për ta pastruar

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 20:01
Ilustrim

Telefoni është një prej objekteve që preken më shumë gjatë ditës dhe si rrjedhojë mban një numër të madh bakteresh. Ndoshta nuk i kushtoni shumë rëndësi, por pastrimi i telefonit është diçka që duhet t’ju kthehet në rutinë, në mënyrë që të shmangni grumbullimin e mikrobeve dhe baktereve. Por si ta pastroni atë?

Është e rëndësishme që të përdorni një pecetë mikrofibër të njomë për ta pastruar përditë, në mënyrë që të pastroni bakteret sipërfaqësore. Pecetën kalojeni me kujdes në sipërfaqen e telefonit, pa prekur vendet delikate si boksi i zërit dhe vendi i karikimit.

Alkooli rozë mund t’ju hyjë shumë në punë për të dezinfektuar zonat që kanë nevojë më shumë. Mjafton të njomni pak pambuk dhe kalojeni në sipërfaqen e telefonit. Mund të përdorni edhe uthull molle, pasi ndihmon shumë në pastrim. Përzieni uthullën me pak ujë (raporti 1:3), njomni pak pambuk dhe me të pastroni telefonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat