Kanceri i vezoreve mund të pengohet me ndihmën e ilaçit të lirë të cilin secili nga ne e ka në shtëpi

Shëndetësia

Kanceri i vezoreve mund të pengohet me ndihmën e ilaçit të lirë të cilin secili nga ne e ka në shtëpi

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 12:07
Ilustrim

Hulumtimi i bërë në Harvard, në të cilin kanë marrë pjesë 205.000 femra, ka treguar që ato të cilat rregullisht kanë marrë një të katërtën e dozës së aspirinës kanë pasur më pak shanse të sëmuren nga kanceri

Kanceri i vezoreve është i njohur edhe si “vrasës i heshtur”, sepse ka pak simptoma të cilat janë të dukshme vetëm në fazën e vonshme të sëmundjes.

Viteve të fundit shkencëtarët kanë zbuluar që aspirina ka aplikim shumë të gjerë. Ai tëhollon gjakun dhe zvogëlon inflamacionin, prandaj mund të përdoret në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Është treguar që ndihmon në uljen e rrezikut nga kanceri i zorrëve, ndërkaq tani nga Harvardi ka arritur dëshmia që mund të përdoret edhe në preventivën e kancerit të vezorëve.

Ende nuk dinë sesi është e mundshme kjo mirëpo është e sigurt që për shkak se i shkatërron qelizat e kancerit.

Me zvogëlimin e inflamacionit i cili është i lidhur me zhvillimin e kancerit të vezorëve, ai luan rol të rëndësishëm.

Ajo sipas së cilës ky hulumtim dallon nga të tjerët është që deri tani është konstatuar sesi një dozë e vogël e aspirinës mund të japë rezultate.

Hulumtimi tjetër ka treguar që ilaçet kundër dhembjes, siç janë ibuprofeni dhe naprokseni në të vërtetë shtojnë rrezikun e kancerit të vezoreve. 10 tableta në javë disa vite shtojnë rrezikun nga kanceri i vezoreve për 19 për qind.

Meqenëse aspirina është e njohur për atë që tëhollon gjakun, është shumë e rrezikshme të merret pa u konsultuar me mjekun, sepse mund të çojë deri te gjakrrjedhja e cila zakonisht nuk është vdekjeprurëse, por kërkon tretman spitalor.

Në raste të rralla mund të shkaktojë infarktin ose gjakrrjedhjen vdekjeprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat