Kjo është arsyeja pse duhet t'i heqim këpucët përpara se të futemi në shtëpi

Shëndetësia

Kjo është arsyeja pse duhet t'i heqim këpucët përpara se të futemi në shtëpi

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 18:21
Ilustrim

Kjo është diçka që nënat dhe gjyshet na bërtasin shumë shpesh, sidomos fëmijëve: hiqi këpucët përpara se të hysh në shtëpi. Dhe që ne shumicën e kohës, e injorojmë. Fiksimi i prindërve? Absolutisht, jo! Ata kanë të drejtë! Pavarësisht nëse ne veshim Jimmy Choo ose shapka me gisht, ekziston një arsye shumë specifike pse ne duhet t'i heqim këpucët në shtëpi.

Një sasi e madhe e papastërtive depozitohet në këpucë. Këpucët kanë një një larmi të konsiderueshme elementesh: pluhur, bar, gjethe, mbeturina, lëngje dhe madje edhe parazitë.

Këtyre shtojini papastërtinë e dyshemesë së çdo gjëje mbi të cilën keni mbështetur këpucën, qoftë dyshemeja e zyrës, supermarketi, lokali, autobuzi apo edhe banjat publike. Po në lidhje me atë që është në trotuar? Shkencëtarët gjithashtu janë marrë me këtë problem. Një studim i botuar në Ciriscience nga mikrobiologu Charles Gerba nga Universiteti i Arizonës, identifikoi 421 mijë baktere në këpucë. Për më tepër, 96% e këpucëve strehonin bakterin fekal E. coli, përgjegjës për infeksionet gastrointestinale dhe të traktin urinar.

Një studim tjetër, i gjetur në Science Direct, zbuloi se bakteri Clostridium difficile gjendet më shumë në thembra këpucësh sesa në vendet e tualetit. Pra, imagjinoni se çfarë përfundon në dyshemenë e shtëpisë nëse nuk heqim këpucët kur futemi.

Ndaj, nga sot të gjithë duhet t'i heqim këpucët përpara se të futemi në shtëpi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat