Çfarë duhet të hani para gjumit që të shmangni gërhitjen

Shëndetësia

Çfarë duhet të hani para gjumit që të shmangni gërhitjen

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 06:17
Ilustrim

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar disa ushqime që reduktojnë ndjeshëm gërhitjet gjatë natës. Sipas studiuesve, jo gjithçka varet vetëm nga mënyra e të fjeturit, por një ndikim të madh kanë edhe ushqimet që konsumon para gjumit. Disa metoda të lidhura me ushqimet mund të jenë zgjidhja ideale, nëse gërhisni gjatë natës.

Megjithatë, përveç ndryshimit të ushqimeve, ekspertët theksojnë se ka praktika dhe metoda mjaft efektive që mund t’ju ndihmojë për të reduktuar gërhitjen.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Mjalti është një produkt që përdoret në mjekësi prej 500-vjetësh. Edhe Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, zbuloi se mjalti lufton mukozën dhe ulçerën në gojë, duke ndihmuar në këtë mënyrë reduktimin e gërhitjes. Mjalti ka veti antiinflamatore dhe në këtë mënyrë ai ndikon në lirimin e frymëmarrjes. Prandaj për një gjumë të rehatshëm dhe pa gërhitje, është mirë që të konsumosh një filxhan me qumësht të ngrohtë dhe një lugë mjaltë para se të flesh, ose edhe një lugë çaji mjaltë.

Vaji i ullirit ose më mirë, jo vajra të ngopur si gjalpi, dhjami apo margarina. Vajrat e tillë kontribuojnë në kthimin e aciditetit në fyt. Kjo është aryeja pse ju krijohet urthi gjatë natës kur në drekë keni ngrënë mish viçi të grirë. Vaji i ullirit është mjaft i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që vepron në arterie. Në studimet klinike është disi e habitshme që njerëzit që vuajnë nga urthi, raportojnë për një rënie të këtij sikleti kur përdorin vaj ulliri. Efektet e vajit të ullirit janë të dukshme edhe në enjtjet e fytit. Prandaj nëse ke probleme me gërhitjen, është e këshillueshme sa më shumë vaj ulliri.

Uji. Mungesa e ujit në trup është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, qellëza do të ngjitet duke bërë të mundur atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit. Ndaj duhet të kesh parasysh që të pish gjithmonë ujë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe para se të flesh.

Erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë. Piperi i zi e i kuq, xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori. Ne duhet të dimë edhe një fakt tjetër, që gërhitja gjatë natës mund të dëmtojë shumë sistemin nervor të personit që keni afër, kështu që është e domosdoshme për personat që gërhasin që t'i ndjekin këto këshilla.

Peshku. Është mjaft e theksuar mungesa e mishit të kuq, edhe pse këtu ka polemika lidhur me ndikimin mes mishit dhe gërhitjes. Mishi i kuq, në fakt, është inflamator. Mishi me yndyrë shkakton spazma të vogla në arterie. Megjithatë, ende është e diskutueshme lidhja shkak-pasojë mes inflamacionit arterial dhe inflamacionit të veçantë në hundë që shkakton edhe gërhitjen. Ndaj edhe studimi nuk është  fort i qartë. Megjithatë, sipas studiuesve, është mirë që mishi i kuq të reduktohet dhe në vend të tij të përdoret peshku.

Qumësht soje. Nuk dihet nga të gjithë që qumështi i lopës nxit gërhitjen. Kjo për arsye se proteinat e veçanta që ka ky qumësht mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike, të cilat reduktojnë frymëmarrjen dhe nxitin gërhitjen. Po ashtu, qumështi i lopës nxit edhe krijimin e mukozës në gojë. Pirja e qumështit të lopës në darkë është e gabuar për të gjithë ata që gërhasin gjatë natës. Qumështi i sojës është një alternativë e mirë për të zhdukur të gjitha këto probleme.

Çaji. Lidhja mes çajit dhe gërhitjes është një lidhje shumë e fortë. Në përgjithësi çaji i nxehtë nxit gërhitjen, por disa përzierje si çaj kamomili, limon me mjaltë, çaji i zi, çaji jeshil apo çaji i bardhë e reduktojnë gërhitjen. Më i rekomanduar është çaji i nenexhikut, i cili mund të pihet para gjumit, sepse lehtëson frymëmarrjen dhe eliminon mukusin e tepërt në rrugët e frymëmarrjes. Aroma karakterizuese e tij ndihmon të bësh një gjumë të rehatshëm dhe të qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat