Njihuni me sëmundjen që po prek shqiptarët çdo ditë e më shumë

Shëndetësia

Njihuni me sëmundjen që po prek shqiptarët çdo ditë e më shumë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Ishemitë cerebrale apo hemoragjitë janë shtuar shumë vitet e fundit. 2500 raste preken çdo vit në Shqipëri.

Por ajo që e bën më shqetësuese situatën është se kjo sëmundje ndonëse më parë prekte moshat e mëdha tanimë ajo prek moshën aktive për punë kryesisht 40 vjeçarët.

Mjekët neurologë u sugjerojnë qytetarëve që të mos e neglizhojnë asnjë simptomë shëndetësore në trupin e tyre siç janë hipertensione apo probleme kardiake pasi shkaku kryesor i ishemive apo strokut cereblar siç e quajnë mjekët janë sëmundjet e pakontrolluara.

Ishemitë dhe hemoragjitë cerebrale përveçse marrin jetë ato janë shkak i invalidizmit pasi shkaktojnë paraliza të gjymtyrëve apo pjesë të ndryshme të trupit.

Stroku renditet i dyti si shkaktar i invaliditetit dhe i treti për mortalitetin.

Por nëse pacienti arrin të lexojë mirë sinjalet që i jep trupi i tij që në momentet e para atëherë mund të shmangen pasojat e rënda.

Në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, çdo vit shtrohen 1 000 persona me aksidente vaskulare cerebrale, ku mes tyre nuk mungojnë pacientët e rinj 20-vjeçarë, kryesisht përdorues drogash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat