Identifikohen molekulat që mund të ngadalësojnë Parkinsonin

Shëndetësia

Identifikohen molekulat që mund të ngadalësojnë Parkinsonin

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 14:51
Ilustrim

Përparimi i sëmundjes së Parkinsonit mund të ngadalësohet falë resolvinat, molekula të prodhuara nga trupi ynë për të shuar proceset inflamatore dhe për të riparuar indet e dëmtuara nga ky proces, sipas studimit të ri të botuar në ”Nature Communications” nga studiues të Universitetit të Romës ”Tor Vergata”, fondacioni ”Santa Lucia IRCCS” dhe Universiteti Bio-Mjekësor i Romës.

Studiuesit zbuluan së pari një nivel të reduktuar të një resolvine specifike, Resolvina D1, te pacientët që vuanin nga kjo patologji dhe më pas ndërhynë në mënyrë eksperimentale në modele laboratorike për të ribalancuar praninë e kësaj molekule të rëndësishme në organizëm.

Grupi studiues ishte në gjendje të ngadalësonte procesin neurodegjenerues që karakterizon sëmundjen e Parkinsonit.

“Studimi na lejoi të demonstrojmë se proteina alfa-sinuclein, e njohur për rolin e saj kryesor në zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit, shkakton një mosfunksionim të neuroneve dopaminergjike. Pasojat janë çrregullime motorike dhe konjitive, por edhe një rritje e neuroinflamacionit, të shoqëruara me nivele të reduktuara të resolvinës D1 që kemi vërejtur në gjak te pacientët me sëmundjen e Parkinsonit’’, shpjegon Nicola Mercuri, profesori i Neurologjisë në Universitetin e Romës ”Tor Vergata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat