Një pediatër zbulon gjërat e panevojshme që nuk duhet t’i blini para se të lind fëmija

Shëndetësia

Një pediatër zbulon gjërat e panevojshme që nuk duhet t’i blini para se të lind fëmija

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 19:52
Ilustrim

Një pediatër i njohur ka ndarë përvojën e tij si doktor dhe si baba i dy fëmijëve.

Autori në një libër të tij, ka shpjeguar se pse nuk është e nevojshme të i blini lojëra, tavolina të ndërrim madje edhe karroca përpara së të lind fëmija, raporton “Bright Side”.

Pse nuk duhet ta blini shtratin e fëmijëve

Mos e blini shtratin pa e kuptuar se ku bëhet rehat fëmija gjatë gjumit. Ju mund t’ia përgatitni dhomën e gjumit, por mos e blini shtratin për gjumë, deri sa jeni të sigurt se fëmija mund të fle ndaras me nënën.

Tavolinën e ndërrimit

Një gjë që ia shpjegoj pacientëve të mi është se nuk ju nevojitet tavolina e ndërrimit. Mjafton të keni një mbulesë kundër ujit.

Vaskë për pastrim

Nuk e kuptoj pse prindërit e blejnë këtë gjë. Nuk ka asnjë kuptim për mua të blihet një vaskë e vogël për fëmijët, një fëmijë nuk mund të notoj që të ketë një vaskë të vogël, andaj pastroni ata në vaskë të madhe.

Rroba

Shumica e rrobave deri në moshën një vjeçare janë shumë të lezetshme, por nuk mund të përdorën për një kohë të gjatë. Fëmijët çdo muaj rriten dhe zhvillohen. Kështu që është mirë të përdoren rrobat e ndonjë të afërmi apo edhe të pritni për zbritje- mos i blini fëmijëve rroba që kushtojnë shumë.

Monitor për fëmijë

Kjo gjë është e vlefshme nëse jetoni në shtëpi apo apartament tejet të madh. Në shumë apartamente nuk kërkon shumë të dëgjoni fëmijën tuaj duke qarë.

Lojëra

E njëjta vlen edhe për lojëra, shumica prej tyre nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fëmijë, kështu që pse t’i blini. Në të kundërtën, një numër i vogël me lojëra, bënë që fëmija të ia mëson vlerën gjërave më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat