Pse kemi diarre pas konsumimit të kafesë

Shëndetësia

Pse kemi diarre pas konsumimit të kafesë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:03
Ilustrim

Pothuajse të gjithë e përjetojnë ndjesinë e të pasurit nevojë për të shkuar në tualet pas konsumit të kafesë.

Kjo ndodh për shkak të prezencës së kafeinës që përmban kafeja. Por kafeina përveç dobive të shumta ka ndikim negativ te disa njerëz të cilëve ju bën dëm duke iu shkaktuar telashe me shëndetin e zorrëve, si ngërçe, diarre dhe lëvizje më të shpeshtë të zorrëve.

Kjo sipas ekspertëve të fushës gastrointensinale shkaktohet nga shtesat që njerëzit i bëjnë kafes duke i shtuar sheqer, dhe qumësht. Sipas ekspertëve këto të fundit përmbajnë laktozë gjë që ndikon në punë më të tendosur të sistemit të tretjes.

Nëse konsumoni kafe shumë shpesh atëherë gjëja më e mirë është që të përkujdeseni për veten tuaj është të konsumoni kafe të dekafeinuar për shkak të përmbajtjes më të vogël të kafeinës.

Kështu që keni parasysh që më shumë se dy apo tre filxhanë kafe mund të shkaktojnë diarre te disa persona, zgjedhja më e mirë është përcaktimi i dozës në bazë të dobive që ju i përfitoni vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat