Mund të pini shumë ujë, por të mos jeni të hidratuar. Ja pse - Bota Sot
Mund të pini shumë ujë, por të mos jeni të hidratuar. Ja pse

Shëndetësia

Mund të pini shumë ujë, por të mos jeni të hidratuar. Ja pse

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:43
Ilustrim

Hidratimi është thelbësor për funksionimin e duhur të organizmit. Gjithçka në trupin tonë varet nga hidratimi optimal, që nga funksionimi i organeve, tek ekuilibri i hormoneve. 

Por si t’ia dalim të jemi të hidratuar nga mëngjesi deri në darkë? Ja disa këshilla:

Personalizoni pirjen  e lëngjeve

8 gota ujë në ditë është ajo që na këshillohet, por sasia e lëngjeve varet nga niveli i aktivitetit të gjithësecilit dhe faktorë të jashtëm si për shembull, temperaturat e ambientit. Për një sasi të personalizuar duhet të pini 30 gr ujë për çdo kile të peshës suaj. Për shembull, nëse peshoni 140 kg duhet të pini rreth 17 gota ujë në ditë.

Pini në temperaturën e ambientit

Uji në temperaturën e ambientit është më hidratues se uji i ftohtë, pasi trupi duhet të shpenzojë më shumë energji për të kthyer ujin e ftohtë në temperaturën e duhur dhe ky proces shoqërohet me humbje lëngjesh.

Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes: të pini

Fillimi i ditës duke ri-integruar lëngjet në trup, është çelësi për hidratimin e përditshëm. Shpesh dehidratohemi shumë më shpejt se ç’hidratohemi. Hidratimi i mëngjesit do t’ju japë më shumë energji për të përballuar ditën, kështu që niseni mëngjesin me një filxhan ujë të ngrohtë me limon i cili ju bën mirë edhe për mëlçinë.

Pini ndërmjet vakteve dhe jo gjatë tyre

Lëngjet e tepërta gjatë vakteve mund të hollojnë lëngjet e stomakut duke shkaktuar probleme me tretjen. Pini sasi të mëdha uji mes një vakti dhe një tjetri gjatë ditës, të paktën gjysmë ore para dhe pas tyre.

Hani ushqime të pasura me ujë

Uji ëshë burimi kryesor i hidratimit, por janë disa perime që ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar. Princi është kastraveci, i cili është i pasur me ujë, vitamina të grupit B, nutrientë të ndryshëm, elektrolite dhe silice. Një tjetër perime është selinoja e pasur me vitamin, minerale e fibra që mbajnë trupin të freskët dhe lëkurën të shndritshme. Mund t’i kombinoni të dyja për të përgatitur një lëng për mëngjesin.

Kompesoni kafeinën dhe alkoolin

Ashtu si kafeina, edhe alkooli janë diuretikë, që do të thotë se gjatë kohës që i pini, humbisni më shumë lëngje. Kështu që për të qëndruar të hidratuar, kompletojini me lëngje. Pra, nëse pini një gotë birrë, pini edhe një gotë ujë për të riekuilibruar marrjen e alkoolit.

Mbani gjithmonë me vete një shishe me ujë

Ideale janë shishet e ripërdorshme për të mbrojtur edhe ambientin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...