Mjalti i rremë është i rrezikshëm, ja se si ta zbuloni cilësinë e tij…

Shëndetësia

Mjalti i rremë është i rrezikshëm, ja se si ta zbuloni cilësinë e tij…

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 19:49
Ilustrim

Mjalti është një ushqim shumë ushqyes, por për të shijuar përfitimet e tij duhet të jetë i pastër. Shumica e mjaltit industrialë që shitet në supermarket është në të vërtetë përzierje e mjaltit me sheqer dhe përbërës të tjerë.

Ja si mund të zbuloni nëse mjalti është i pastër apo i rremë.

Natyrisht, gjëja e parë që duhet të bëni është të lexoni mirë etiketën, duke u përpjekur të zbuloni nëse ndonjë nga përbërësit tregon ndonjë aditivë ose substanca të tjera, siç janë ëmbëltuesit natyralë që shtohen për të modifikuar shijen e tyre. I vetmi përbërës i listuar në paketë duhet të jetë mjalti i pastër. Sidoqoftë, mund të ndodhë që etiketa të mos jetë plotësisht e qartë dhe për të zbuluar nëse mjalti është i pastër apo jo, mund të aplikohen disa metoda.

Testi i gishtit të madh

Vendosni një sasi të vogël mjalti në gishtin e madh dhe kontrolloni nëse ai fillon të përhapet në pjesën tjetër të gishtit ose nëse bie. Nëse kjo ndodh, mjalti nuk është i pastër. Mjalti i pastër nuk lëviz dhe mbetet i paprekur.

Testi i ujit

Një tjetër metodë e thjeshtë për të kontrolluar pastërtinë e mjaltit është testi i ujit. Për ta vënë në praktikë, mbushni një gotë ujë, pastaj hidhni në të një lugë mjaltë. Nëse shkrihet, mjalti nuk është i pastër. Mjalti artificial shkrihet lehtë në ujë, duke u përhapur në të gjithë gotën. Mjalti i pastër, nga ana tjetër, do të bjerë në fund të gotës dhe do të mbetet i paprekur.

Mjalti duhet të jetë absolutisht i pastër dhe organik. Në mjaltin e rremë mund të jenë të pranishme substanca të tilla si; dekstrozë, glukozë, melasa, sheqer, shurup misri, miell ose niseshte. Mjalti i pastër përmban rreth 16 minerale, 21 vitamina, 18 aminoacide dhe fitonutrientë të ndryshëm me veti antioksiduese dhe shëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat