Tiroidet, simptomat kryesore që vijnë nga mosfunksionimi i tyre - Bota Sot
Tiroidet, simptomat kryesore që vijnë nga mosfunksionimi i tyre

Shëndetësia

Tiroidet, simptomat kryesore që vijnë nga mosfunksionimi i tyre

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 06:23
Ilustrim

Tiroide është ajo gjëndër e veçantë, e vendosur në bazën e qafës, e cila merret me prodhimin e hormoneve specifike që rregullojnë funksionimin e aspekteve të ndryshme të trupit tonë.

Kemi 2 lloje kryesore të çrregullimeve që rrjedhin nga një mosfunksionim i tiroides: hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi. Në rastin e parë, gjëndra nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hormone, ndërsa në rastin e dytë ajo prodhon më shumë sesa kërkon trupi ynë.

Sinjalet kryesore të hipotiroidizmit dhe hiperitroizizmit:

Hipotiroidizmi

Lodhja e tepërt është një nga shenjat kryesore të një problemi të tiroides. Shtimi në peshë është gjithashtu i rëndësishëm dhe mund të çojë në ndryshime në humor, depresion, mpirje të muskujve dhe kapsllëk.

Mund të ndiejmë edhe brishtësi të tepërt të thonjve dhe flokëve, ndërsa te gratë ciklit menstrual mund të jetë më i bollshëm dhe të zgjasë shumë më gjatë se normalja.

Hipertioridizmi

Simptomat e para që ndjehen kur vuajnë nga hipertiroidizmi janë pagjumësia dhe vështirësia në gjumë gjë që rezulton në një ndjenjë të tepruar të lodhjes. Kjo shoqërohet gjithashtu me probleme të tilla si sulmet e ankthit, sulmet e panikut dhe vështirësia për t’u përqendruar.

Edhe stomaku vuan dhe zakonisht vuan nga diarre ose zorrë e irrituar. Dhimbja e muskujve, rritja e presionit të gjakut janë gjithashtu të zakonshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...