Kafja ul rrezikun e tumorit në gojë - Bota Sot
Kafja ul rrezikun e tumorit në gojë

Shëndetësia

Kafja ul rrezikun e tumorit në gojë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:24
Ilustrim

Është një nga pijet më të përhapura në botë. Së fundmi, studiuesit kanë vërtetuar se kafja nuk përfaqëson vetëm një rast për të kaluar kohë me shoqërinë, por bën mirë edhe për shëndetin. Sipas një studimi, kafja ul rrezikun e tumorit të gojës.

Ky konfirmim vjen nga një studim i Carlotta Galeone, shkencëtare e Institutit “Mario Negri” në Milano, i botuar në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”. Rezultatet tregojnë një pakësim të rrezikut të tumorit të gojës dhe faringut te personat që konsumojnë kafe.

Studimi, i bazuar nga një analizë e nëntë studimeve të mëparshme të bëra në Europë dhe Amerikë, ka nxjerrë në pah se konsumi i katër ose më shumë filxhanëve kafe në ditë, lidhet me një ulje të rrezikut me 39%, krahasuar me ata që nuk pinë kafe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...