Pse shumë femra po sëmuren nga kanceri? - Bota Sot
Pse shumë femra po sëmuren nga kanceri?

Shëndetësia

Pse shumë femra po sëmuren nga kanceri?

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 14:40
Dr. Ruth Oratz, onkologe

Kanceri i gjirit është në rritje te gratë e reja. Mes vitit 2000 dhe 2009, numri i femrave amerikane të moshës 25-39 vjet që diagnostikohen me kancer të gjirit është rritur për 3.6% në vit.

Kjo është paksa e frikshme për ta menduar, e veçanërisht pasi shumë femra nuk nxiten të bëjnë kontrolle deri mbi moshën 40-vjeçare.

Fatkeqësisht, progresi në përgjithësi është më agresiv kur sëmundja i prek femrat në moshë të re, ku shkalla e vdekshmërisë është m shumë se 40% më e lartë sesa te pacientet më të vjetra.

Shumë femra të cilat janë të rrezikuara nga kanceri kanë pyetje se çfarë mund të bëjnë për ta parandaluar zhvillimin e sëmundjes.

Dr. Ruth Oratz, onkologe, ka ndarë këshillat e saja që t’iu ndihmojë femrave të mësojnë më shumë për këtë sëmundje.

Në pyetjen, “përse shumë femra të reja në vitet e tyre të 20’ta ose 30’ta janë duke u sëmurë me kancer të gjirit. A është çështje stresi, stili të jetesës, gjenetikës apo ambientit?”, ajo është përgjigjur duke thënë se që të gjithë këta faktorë luajnë rol.

Dr. Ruth Oratz po ashtu ka treguar se dieta është në veçanti një faktor i rëndësishëm, duke thënë, “Ndoshta ushqimi jonë është ndryshe tani. Antibiotikët dhe hormonet në produkte të bulmetit, mishit apo shpendëve”.

Kjo është diçka që hulumtuesit kanë filluar ta analizojnë – pra nëse rritja e hormoneve ndikon në trupin e femrave dhe e rritë rrezikun për kancer të gjirit.

Dr. Oratz iu ka këshilluar prindërve që të kenë kujdes se me çfarë ushqimesh i rrisin fëmijët dhe t’i inkurajojnë ata të jenë aktivë fizikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...