Shpëtimi i të gjitha vajzave nga dhimbjet e periodave, vjen tamponi me marijuanë

Shëndetësia

Shpëtimi i të gjitha vajzave nga dhimbjet e periodave, vjen tamponi me marijuanë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:10
Tamponi me marijuanë

Tampax marjuana është një produkt qetësues i dhimbjeve të menstruacioneve. Është prodhim i kompanisë amerikane Foria, e cila ditë pas dite po njeh vetëm rritje të numrit të kërkesave të grave të interesuara për këtë produkt. Ky lloj tamponi është ideal për maksimizimin e relaksimit të muskujve dhe forcimin e vetive lehtësuese të dhimbjeve të periodave, falë përbërjes së kanabisit, por pa pasur efekte psikotrope. Bima e marjuanës ka një sërë përfitimesh që nga kohërat e lashta dhe ajo është përdorur si një ilaç natyral për të lehtësuar simptomat e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual.

Karakteristikat e fuqishme medicinale të bimës të kombinuara me teknikat moderne të nxjerrjes për të standardizuar pastërtinë dhe fuqinë garantojnë të gjitha gratë për një përvojë të sigurt dhe të arritshme për të lehtësuar simptomat e bezdisshme të ciklit menstrual. Ky tampon përmban një përzierje të veçantë të THC-së dhe CBD-së, kanabinoide të famshme për muskujt relaksues dhe lehtësimin e tensionit dhe ngërçeve të trupit. Përmes përdorimit të tamponit këto veti antispazmatike dhe lehtësuese të dhimbjes veprojnë direkt në zonën e prekur dhe japin lehtësim të menjëhershëm.

Për momentin, tampax shitet në Shtetet e Bashkuara e vetëm në Kaliforni dhe Kolorado, me shpresën që tregu do të zgjerohet edhe më shumë në Evropë, e gjetkë.

Ju vajza do të guxonit ta provonit një tampon me marjuanë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat