Ushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj, për një shëndet të mirë të syve

Shëndetësia

Ushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj, për një shëndet të mirë të syve

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:17
Ilustrim

Një dietë e shëndetshme siguron lëndë ushqyese thelbësore, që ndihmojnë të mbani sytë tuaj të shëndetshëm. Për shembull, është e njohur se vitamina A është thelbësore për shikimin dhe mungesa e saj mund të sjellë  pasoja.

Studimet e fundit kanë treguar po ashtu se vitamina C, vitamina E, betakaroten dhe lutein mund të ndihmojnë në zvogëlimin e  rrezikut të degjenerimit makular të përparuar, të lidhura me moshën, një shkak kryesor i  verbërisë tek të moshuarit. Sakaq, acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në mbrojtjen  e syve nga degjenerimi i retinës.

Sigurisht, është  e rëndësishme të theksohet se studiuesit përdorën sasi të mëdha të lëndëve ushqyese në këto studime të ngjashme me ato që mund të gjeni në shtesa dietike të formuluara posaçërisht. Ushqimet e mëposhtme janë të larta në një ose më shumë nga këto lëndë ushqyese që mbrojnë sytë.

Karotat

Konsumoni sa më shumë karota, pasi ato sigurojnë vitaminën A dhe pararendësin e saj, beta-carotene. Vitamina A është thelbësore për shikimin, sepse është e nevojshme  për të formuar rodopsin, e cila është një proteinë që thith dritën në retinë. Vitamina A  është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të korneas dhe membranave që  rrethojnë sytë tuaj. Karotat janë gjithashtu të pasura me kalium dhe fibra, ndërsa janë të ulëta në kalori dhe thuajse pa yndyrë.

Portokaj

Portokajtë janë të mirë për shikimin tuaj, sepse janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila u përdor në Studimin e Sëmundjeve të Syrit të lidhur me moshën. Vitamina C është gjithashtu një antioksidant dhe trupi jonë ka nevojë për të. Portokajtë do të bëjnë më shumë sesa t’i mbajnë sytë tuaj të shëndetshëm. Kush ka sy të thatë dhe të ndjeshëm, duhet të evitojë përdorimin e lenteve të kontaktit, sepse ato përkeqësojnë gjendjen e syrit. Këto këshilla mund t’i merrni shumë mirë te mjeku juaj. Çdo person, i cili vendos të mbajë lente kontakti, duhet të këshillohet me mjekun për të bërë një mini-praktikë mbi mënyrën dhe përdorimin e tyre, sepse ata përmbajnë gjithashtu kalium, fibra, kalcium dhe folate.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë po ashtu të mbushura me vitaminë C, kështu që mund të ndihmojnë për të mbrojtur sytë tuaj nga sëmundjet e lidhura me moshën. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me folate (një vitaminë B) dhe fibra.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, beta-karoten, kalium dhe fibra, ashtu si karotat, kështu që janë gjithashtu të mira për shëndetin e syve tuaj.

Spinaqi

Spinaqi është i lidhur me shëndetin e syve, sepse përmban luteinë, e cila lidhet me vitaminën A. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që  hanë perime me gjethe jeshile të pasura me lutein mund të kenë një rrezik të zvogëluar të degjenerimit makular. Spinaqi ju jep hekur, vitaminë K dhe folate, dhe është shumë i ulët në kalori.

Arrat

Arrat janë të mira për sytë tuaj, sepse ato  përmbajnë vitaminë E dhe një sasi të konsiderueshme të acidit alfa-linolenik, i cili është  versioni bimor i acidit yndyror omega-3. Arrat janë gjithashtu të pasura me zink dhe  minerale të tjera, plus disa vitamina komplekse B.

Salmoni është i mirë për sytë e shëndetshëm, sepse përmban sasi të konsiderueshme  të acidit yndyror omega-3 më shumë se çdo lloj tjetër peshku apo prodhime deti. Studimet tregojnë se njerëzit që kanë një konsum më të madh të këtyre acideve yndyrore,  mund të kenë më pak të ngjarë të vuajnë nga sytë e thatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat