I përdorni dhe ju shapkat me vrima? Kujdes, ja si na rrezikohet shëndeti

Shëndetësia

I përdorni dhe ju shapkat me vrima? Kujdes, ja si na rrezikohet shëndeti

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:25
Ilustrim

Shapkat e mbyllura prej gome, të njohura dhe si Crocs, mund të jenë të lehta për të ecur, por sjellin probleme për këmbët.

Sipas Dr.Megan Leahy, mjeke podiatriste shapkat si “këpucë” nuk janë të përshtatshme për përdorim të përditshëm, pasi sjellin deformime të shputës.

“Gjatë kohës që ju ecni, thembra lëviz dhe gishtërinjtë kanë tendencë për tu mbledhur dhe kjo do të sjellë probleme me tendinat dhe deformime të shputës”.

Gjithashtu Dr. Jamin V. Brahmbhatt, një kirurg në Orlando ka thënë se: “ Problemi është së njerëzit mendojnë për mëlçinë, zemrën, veshkat dhe harrojnë se këmbët janë pjesa më e rëndësishme e trupit të tyre”.

Sipas tij nëse këpuca nuk është e përshtatshme ajo mund të dëmtojë më shumë nga sa mendoni, po të llogarisni kohën e kaluar duke ecur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat