Bebet e lindura me prerje cezariane me imunitet më të dobët se fëmijët e lindur në rrugë natyrore

Shëndetësia

Bebet e lindura me prerje cezariane me imunitet më të dobët se fëmijët e lindur në rrugë natyrore

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Momenti i lindjes mund “të përcaktojë imunitetin e fëmijës deri në fund të jetës”, theksojnë shkencëtarët e Kolegjit universitar në Londër dhe të Universitetit në Birmingem

Bebet e lindura me prerje cezariane kanë baktere të ndryshme në zorrë në krahasim me bebet e lindura në rrugë natyrore, janë rezultate të studimit të cilat do të mund të sqarojnë përse disa fëmijë të lindur me prerje cezariane kanë më të dobët sistemin e imunitetit.

Shkencëtarët thonë që bakteri neonatal, i cili krijohet në momentin e lindjes, mund të jetë “moment i cili cakton imunitetin në jetën e ardhshme”.

Në të vërtetë, mikrobiomi i zorrëve përmban miliona mikrobe për cilat konsiderohet që janë të rëndësishme për zhvillim të sistemit të imunitetit.

Mungesa e ekspozimit ndaj baktereve të vërteta në fëmijërinë e hershme është e lidhur me sëmundjet autoimune siç janë astma, alergjitë dhe diabeti.

Kështu ka rezultuar që bebet e lindura në rrugë vagjinale kanë më shumë baktere të lidhura me shëndetin e mirë se ato të lindura me prerje cezariane.

Bebet e lindura me prerje cezariane në vend të baktereve të nënës, në zorrë kanë mikrobe potencialisht të dëmshme të cilat zakonisht i marrin në spitale.

– Bebet në stomak janë sterile. Në momentin kur lindin sistemi i tyre i imunitetit tashmë përmban numër të madh bakteresh. Supozimi është që momenti i lindjes është moment kyç i cili përcakton sistemin e imunitetit për pjesën tjetër të jetës, thotë dr. Neigel Field, profesor në Universitetin e Londrës.

Pikërisht ky hulumtim tregon që bebet e lindura me prerje cezariane kanë rrezik më të madh nga imuniteti i dobët, rrezik paksa më të lartë nga astma dhe proceset e përflakjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat