Të luash lotari më shpesh i bënë mirë shëndetit tuaj, ja përse

Shëndetësia

Të luash lotari më shpesh i bënë mirë shëndetit tuaj, ja përse

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 08:44
Ilustrim

Fitimi i lotarisë ka ndikim në lumturinë tuaj të përgjithshme, ka zbuluar një studim i ri.

Hulumtimi, i ndërmarrë nga Andrew J. Oswald dhe Rainer Winkelmann nga Universiteti i Warwick, sfidon përfundimet e kaluara se nuk ka ‘asnjë provë se fituesit e lotarisë bëhen më të lumtur’ pas suksesit.

Ekonomistët përdorën të dhëna nga Paneli Social-Ekonomik gjerman për të shqyrtuar nëse një grup prej 342 personash që kishin fituar lotarinë në 15 vitet e fundit panë një rritje të konsiderueshme të lumturisë pas rritjes së parave të gatshme.

Ata që ishin në mostër fituan më shumë se 2.500 euro, me lotarinë mesatare të fituar mbi 20,000 euro për familje.

Vlerësimet tona tregojnë se fituesit e lotarisë rritin nivelin e kënaqësisë e njerëzve për të ardhurat e tyre të përgjithshme”, thanë ekonomistët në studimin, i cili u lëshua javën e kaluar.

Një ‘efekt pozitiv’ u shfaq veçanërisht në familjet që pësuan ‘fitore të mëdha’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat