Aprovohet ilaçi me kanabis për epilepsi, por a po rekomandohet?

Shëndetësia

Aprovohet ilaçi me kanabis për epilepsi, por a po rekomandohet?

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:46
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka aprovuar për herë të parë përdorimin e një produkti medicinal të kanabisit që synon pacientët me dy forma të rralla, por të rënda, të epilepsisë së fëmijërisë.

Mjekët mund të përshkruajnë Epidyolex – një zgjidhje orale e kanabidiolit, e cila vjen nga bima e kanabisit – nëse ata mendojnë se kjo do t’ju ndihmojë të sëmurëve.

Ky medikament është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera të Evropës, por NHS aktualisht nuk e rekomandon atë.

Muajin e kaluar, Instituti Kombëtar i Britanisë së Madhe për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit mori një vendim fillestar për të mos e rekomanduar përshkrimin e Epidyolex, për shkak të mungesës së provave të efektivitetit afatgjatë.

Udhëzimi përfundimtar do të vijë më vonë këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat