Pas lindjes së parë cezariane, e dyta nuk duhet natyrale

Shëndetësia

Pas lindjes së parë cezariane, e dyta nuk duhet natyrale

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 19:31
Ilustrim

Lindjet me operim cezarian mund të jenë metoda më e sigurt e lindjes për gratë që kanë lindur një herë me cezariane.

Të provosh herën e dytë lindjen natyrale, pasi herën e parë ka qenë cezariane, ka rezultuar me ndërlikime për shumë nëna.

Ky rezultat erdhi pas studimit të më shumë se 74 mijë lindjeve në Skoci.

Lindjet cezariane kryhen ose në raste urgjence, kur një ndërhyrje është e domosdoshme ose me dëshirën e nënës, e cila mund të dojë të shmangë lindjen natyrale e të caktojë vetë datën e lindjes.

Sa i përket pyetjes se cila është më e rrezikshme, të dyja metodat kanë rreziqet e veta pothuajse njësoj.

Rreth 25% e grave që shkojnë për lindje natyrale, përfundojnë me cezariane gjithsesi, për shkak të ndërlikimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat