Shpresë për të gjithë ata që kanë humbur dëgjimin, zbulohen gjenet e lidhura me këtë çrregullim

Shëndetësia

Shpresë për të gjithë ata që kanë humbur dëgjimin, zbulohen gjenet e lidhura me këtë çrregullim

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një numër i madh i gjeneve, që janë të lidhura me humbjen e dëgjimit  është identifikuar nga shkëncëtarët, shkruan Dailymail.

Hulumtuesit britanezë kanë analizuar informacionet gjenetike të më shumë se 250.000 vullnetarëve, të cilët ishin mbi moshën 40 vjeç. Ata kanë gjetur se 44 fije të AND-së janë të lidhura me humbjen e dëgjimit.

Informacionet sugjerojnë se përafërsisht 40% e njerëzve mbi moshën 65-vjeçare janë të prekur nga humbja e dëgjimit. Ky problem mund të çoj në izolim nga shoqeria, paaftësi si dhe mund të identifikohet si faktor reziku për demencën.

Shkëncëtarët thonë se ky zbulim është një shteg i mirë, që do të na çoj në gjetjen e kurës dhe trajtimin e këtij problemi.

Humbja e dëgjimit zakonisht shkaktohet nga bllokimi i ndonjë arterie të veshit, bllokimi i kanaleve të ajrit, krijimi i lëngjeve të dëmshme si dhe nga ndonjë çrregullim i ashtit të veshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat