Bëni mirë të shtoni dozën e konsumit të ujit, parandalon dhe kuron kistet

Shëndetësia

Bëni mirë të shtoni dozën e konsumit të ujit, parandalon dhe kuron kistet

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:20
Ilustrim

Konsumimi i ujit parandalon dhe kuron kistet. Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga një ekip hulumtuesish ndërkombëtarë, të koordinuar nga Qendra Mjekësore Jugperëndimore e Teksasit në Dallas (USA).

Studimi njëvjeçar përfshinte 140 gra para menopauzës që vuanin nga kistet e përsëritura. Autorët i ndanë në dy grupe. Grave të grupit të parë, të quajtur grupi i ujit, u është kërkuar të pinë 1.5 litra ujë çdo ditë më shumë sesa sasia e zakonshme, ndërsa atyre në grupin e dytë u është kërkuar të vazhdojnë të pinë si zakonisht.

Para, gjatë dhe në fund të studimit, hulumtuesit kryen ekzaminimet e nevojshme. Qëllimi ishte të kuptojnë lidhjen që ekziston midis pirjes së ujit dhe frekuencës së sulmeve të kisteve.

Analiza e rezultateve konfirmoi se konsumimi i ujit ka një efekt mbrojtës kundër kisteve. Në fakt, gjatë studimit, gratë në grupin e dytë, të cilat kishin vazhduar të pinin të njëjtën dozë uji, pësuan 48% më shumë infeksione të fshikëzës se ato të grupit të parë.

Në përgjithësi, ky i fundit paraqiti 111 sulme kundër 216 të grupit tjetër. “Këto rezultate janë të rëndësishme sepse më shumë se gjysma e grave raportojnë se vuajnë nga kisti, një nga infeksionet më të shpeshta te femrat”, shpjeguan ekspertët.

Dijetarët kanë arritur në përfundimin se konsumi i ujit është thelbësor për të parandaluar sëmundjen dhe për të luftuar fenomenin e rezistencës antibiotike. Në të vërtetë, sa më shumë lëngje të konsumoni, aq më shumë zvogëlohet aftësia e baktereve për t’u bashkëngjitur në fshikëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat