Kujdes mos u stresoni shumë, rrezikoheni nga sulmet në zemër

Shëndetësia

Kujdes mos u stresoni shumë, rrezikoheni nga sulmet në zemër

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 06:44
Ilustrim

Vdekjet nga një atak në zemër apo edhe sëmundje të tjera kardiovaskulare është gjetur se janë të lidhura me një gjen i cili është i lidhur me stresin.

Sipas studiuesve, personat që kanë këtë gjen, janë më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës.

Një ekip ka studiuar një ndryshim të vetëm në ADN-në e njeriut, i cili është i lidhur me prekjen më të madhe nga efektet e stresit.

Ata gjetën se zemra e pacientit që kishte ndryshime gjenetike, kishte një rritje me 38% të rrezikut nga sulmi në zemër, ose vdekje nga sëmundjet e zemrës pas shtatë vitesh ndjekje në krahasim me ata pa ndryshimin gjenetik, edhe pas marrjes në konsideratë të faktorëve të tillë si mosha, obeziteti dhe pirja e duhanit.

Studimi thekson faktin se stresi mund të rrisë rrezikun e drejtpërdrejtë të sëmundjeve të zemrës, thotë Fondacioni britanik i Zemrës.

Kjo sugjeron se teknikat e menaxhimit të stresit dhe terapi të drogës mund të zvogëlojë vdekjet dhe aftësinë e kufizuar nga sulmet në zemër, thonë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat