Disa këshilla për gjumë të rehatshëm gjatë shtatzënisë - Bota Sot
Disa këshilla për gjumë të rehatshëm gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Disa këshilla për gjumë të rehatshëm gjatë shtatzënisë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 06:37
Ilustrim

Në shtatzëni zakonisht ritmi i gjumit shpesh rrënohet, ndërsa me rritjen e barkut zvogëlohet mundësia që gruaja shtatzënë të flejë disa orë pa u zgjuar. Që nëna e ardhshme të kalojë natën sa më qetë, pranë krevatit të rehatshëm, duhet të gjejë një pozitë adekuate për gjumë.
 
Ja disa këshilla për shtatzënat të cilat mundësojnë pushim të rehatshëm gjatë natës. Gjumi i qetë dhe i rehatshëm është i nevojshëm për secilën grua shtatzënë sepse para saj është një periudhë plot me sfida dhe brenga.
 
Si fillim errësoni dhomën, vëni mbulesa të pastra dhe largoni kompjuterin prej dhomës ku fleni.
 
1. Jastekët
 
Vendosni disa jastekë dhe shtrihuni mbi ta. Kjo do të duhej ta largojë foshnjen nga diafragma juaj, të zvogëlojë shtypjen dhe të lehtësojë frymëmarrjen tuaj. Mushkëritë do të jenë më të lira dhe nuk do të keni ndonjë dhembje apo jorehati.
 
2. Uji vetëm gjatë ditës
 
Konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë ditës por shmangni konsumimin e ngarkuar të lëngjeve pas orës 18. Në këtë mënyrë parandaloni që legeni juaj të jetë i mbushur gjatë kohës kur jeni duke pushuar dhe do të shkoni me rrallë në toalet. Mos pini kafe, sepse kofeina do të ju mundojë poashtu.
 
3. Qumësht para gjumit
 
Para gjumit pini një gotë qumësht të pasterizuar. Laktoza në qumësht është sheqeri i cili stimulon insulinën që ndihmon proteinat, siç është triptofani në qumësht ku hyn në tru, kjo lehtëson të flini. Nëse laktozën nuk ju tret lukthi lehtë, siç është rasti me shumë shtatëzëna, provoni qumështin e sojës apo orizit.
 
4. Temperatura e dhomës
 
Çkyqni klimën apo ngrohësen nga dhoma e gjumit. E rëndësishme është që t’i kontrolloni para se të fleni. Trupi lëshohet më lehtë në ambient të freskët. Përveç kësaj, shtatzënat shpesh e kanë të nxehtë, prandaj keni kujdes me temperaturën e dhomës.
 
5. Ilaçet
 
Nëse problemi me gjumin e dëmton shëndetin tuaj dhe të foshnjes konsultohuni me mjekun – ndoshta është e nevojshme që të merrni ndonjë ilaç që ndihmon. Ekzistojnë ilaçe të cilat i lejohen shtatzënave, madje edhe të posalindurve, por keni kujdes dhe në çfarëdo rasti konsultohuni me mjekun tuaj.
 
6. Fleni në një anë
 
Shtrihuni anash. Preferohet në anën e majtë, sesa në të djathtën sepse më lehtë qarkullon gjaku drejt mitrës. Në bark nuk do të mund të fleni, por shmangni edhe pushimin në shpinë – në atë pozitë pesha e mitrës shtyp enët e gjakut të cilën e ushqejnë placentën dhe zemrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...