Bie prodhimi i medikamentit Ibuprofen - Bota Sot
Bie prodhimi i medikamentit Ibuprofen

Shëndetësia

Bie prodhimi i medikamentit Ibuprofen

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:21
Ibuprofen

Farmacitë në të gjithë botën janë duke u përballur me krizë të medikamentit ibuprofen.

Sipas The Sun, klientë janë ankuar për mungesën e këtij ilaçi, dhe shumca i janë drejtuar paracetamolit.

Lajmit për shkurtimin e prodhimit të ibuprofenit e bënë të ditur mediat ndërkombëtare pas raporteve të publikuara nga kimistët.

Sipas tyre, mungon lënda e parë aktive në medikament duke prekur tregun farmaceutik botëror.

Mungesa e Ibuprofenit ka shqetësuar dhe pronarët e dyqaneve dhe farmacive të cilët janë duke kërkuar furnizim sa më të shpejtë.

Ato kanë vendosur lajmërime në dyqanet e tyre për të informuar qytetarët për mungesën e këtij medikamenti.

Shumë e qytetarëve britanik mendojnë se një prej faktorëve që ka sjellë në mujngesën e paracetamolit, antidepresantëve dhe medikamente të tjera është dhe tensioni politik që ka përfshirë vendin për çështjen Brexit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...