Shikoni me kujdes duart, pasi mund të tregojnë nëse keni probleme shëndetësore

Shëndetësia

Shikoni me kujdes duart, pasi mund të tregojnë nëse keni probleme shëndetësore

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 07:13
Ilustrim

E dini që duart mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj? Mjekët thonë se gjendja e duarve tuaja mund të jetë rezultat i disa ndryshimeve shëndetësore që ndodhin në trupin tuaj. Por çfarë tregojnë ato?

Pëllëmbët e kuqe

Mjekët shpjegojnë se pëllëmbët e kuqe mund të tregojnë probleme të mëlçisë, veçanërisht nëse jeni mbi 50-vjeç. Një shkak i mundshëm i pëllëmbëve të kuqe është një ndryshim në ekuilibrin hormonal (që bën që enët e gjakut të zgjerohen) dhe artriti reumatoid.

Zakonisht skuqja është në skajin e jashtëm të pëllëmbës. Nëse vëreni zona të kuqe, kërkoni ndihmë mjekësore. Ndërkohë, përpiquni të ndiqni në një dietë të shëndetshme dhe të reduktoni konsumimin e alkoolit.

Pëllëmbët e djersitura

Djersitja e tepërt (hiperhidroza) dhe stresi mund të jenë arsye për pëllëmbët e djersitura. Mundohuni të kufizoni konsumimin e alkoolit dhe të mësoni të kontrolloni nivelin e stresit përmes meditimit ose teknikave të frymëmarrjes. Nëse asnjë nga këto nuk funksionon, që duhet të këshilloheni patjetër me mjekun.

Ndjesi shpimi gjilpërash

Në disa raste, këto simptoma në duar mund të jenë shenjë e një problemi më serioz, siç është tromboza venoze, anemia ose diabeti. Nëse shpesh pësoni humbje të ndjeshmërisë në duar pa ndonjë arsye të dukshme, këshillohuni me mjekun tuaj se çfarë të bëni.

Duart e thata

Arsyet më të zakonshme për lëkurën e thatë në duar janë dehidratimi dhe mungesa e estrogjenit. Pini sa duhet ujë, përdorni kremra hidratues dhe përfshini peshkun me vaj, farat dhe arrat në dietën tuaj dhe vizitoni mjekun.

Dridhja e duarve

Dridhja e duarve mund të jetë shenjë e problemeve serioze shëndetësore, siç është Parkinsoni. Një tjetër arsye për këtë fenomen është ankthi dhe stresi i madh. Nëse kjo ju ndodh shpesh, vizitoni mjekun. Ndërkohë, kufizoni konsumimin e kafesë dhe alkoolit, pasi ato mund të shkaktojnë që duart tuaja të dridhen.

Thonjtë e hollë, të dobët dhe të plasaritur

Thonjtë e tillë mund të jenë një tregues i mungesës së zinkut. Zinku është i rëndësishëm për shëndetin, stimulon shërimin e plagëve dhe ndihmon sistemin imunitar. Shtoni ushqime të pasura me zink si tërshërë, arra dhe mish në dietën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat