Ata që mbajnë qen rrezikohen 24 për qind më pak nga vdekja e hershme

Shëndetësia

Ata që mbajnë qen rrezikohen 24 për qind më pak nga vdekja e hershme

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

A keni nevojë për një arsye të fortë për ta blerë një qen? Si mendoni, nëse ju themi që mbajtja e qenit jua ul rrezikun nga vdekja e hershme?

“Sipas analizës tonë, mbajtja e qenit ofron mbrojtje nga vdekja për çfarëdo arsye”, tha Dr.Caroline Kramer, endokrinologe dhe autore kryesore e studimit të ri, i cili ka përfshirë të dhëna dhe hulumtime të gati 70 vjetëve.

Shqyrtimi i përfitimeve shëndetësore nga mbajtja e qenit përfshiu rreth katër milionë njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Skandinavia, Zelanda e Re, Australia dhe Britania e Madhe.

“Mbajtja e qenit është e lidhur me zvogëlim prej 24 për qind të të gjitha shkaqeve të vdekjes”, tha Kramer, profesoreshë e endokrinologjisë dhe metabolizmit në Universitetin e Torontos.

Si duket, mbajtja e qenit është edhe më e dobishme për personat që kanë pësuar sulm në zemër. Sipas këtij studimi, ata që mbajnë qen dhe që kanë pësuar sulm janë 31 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja prej sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndryshe, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sulmi në zemër është shkaktari kryesor i vdekjeve në nivel global, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat