Gratë shtatëzëna nuk duhet kurrsesi të pijnë më shumë se dy filxhanë kafe në ditë

Shëndetësia

Gratë shtatëzëna nuk duhet kurrsesi të pijnë më shumë se dy filxhanë kafe në ditë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Gratë, të cilat janë duke tentuar të mbesin shtatëzënë ose ato që janë shtatëzënë, duhet patjetër të heqin dorë nga kafeja ose të reduktojnë konsumimin e saj, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Një hulumtim I bërë me 1200 gra, ka sugjeruar që edhe sasia e vogël e kafeinës mund ta rris rrezikun e humbjes së foshnjës gjatë shtatëzënisë. Pas studimeve të mëparshme, të cilat kanë thënë se kafeina nuk ka ndonjë efekt negativ për foshnjat, studimi I fundit e ka dëshmuar të kundërtën. Shkencëtarët thonë, se gratë shtatëzëna nuk duhet të konsumjnë më shumë së dy kafe në ditë.

“Çdo sasi e kafeinës gjatë shtatëzënise mund ta rrisë rrezikun e humbjes së foshnjës”, tha autori I këtij studimi.

Gratë, të  cilat konsumojnë më shumë se 200mg të kafeinës në ditë janë shumë më të rrezikuara nga aborti spontan, në krhasim më gratë, që nuk konsumojnë kafe.

Ky studim do të publikohet në “American Society for Reproductive Medicine” në Filadelfia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat