Psikopatët janë doktorët më të mirë sepse nuk janë emocionalë

Shëndetësia

Psikopatët janë doktorët më të mirë sepse nuk janë emocionalë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Ekspertët kanë zbuluar se natyra e pamëshirshme dhe mungesa e emocioneve i bëjnë psikopatët si persona idealë për fushën e mjekësisë.

Doktori i suksesshëm i kardiologjisë, Stephen Westaby, ka pohuar se e ka zhvilluar apetitin e tij për rrezik pasi e kishte dëmtuar kafkën duke luajtur ragbi.

“Kur më kanë rikthyer në shkollën mjekësore, ata më kanë thënë se jam më ndryshe nga personi i turpshëm që e kanë njohur më herët.  Nuk kisha më fare frikë dhe kjo gjë u bë trajtë shumë e rëndësishme në karrierën time”, ka rrëfyer ai.

Ai tregon se ka ndryshuar dhe se i ka pëlqyer ndryshimi, duke shtuar se mund të ballafaqohej me çdo gjë pa ndjenja të frikës.

71-vjeçari ka treguar se mungesa e frikës është trajtë e psikopatëve dhe se kjo ka ndikuar që ai të performojë ndërhyrje të rrezikshme.

Një prej ndërhyrjeve të rrezikshme që ai e ka kryer ka qenë largimi i një të tretës së zemrës të një vajze pesëmuajsh dhe pastaj menjëherë zëvendësimi i një arterie.

“Më duhet të theksoj se për t’i kryer dy operacione të reja dhe t’i filmosh ato, patjetër se duhet të jesh psikopat”, ka rrëfyer ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat