Nëse keni këto shenja, kujdes se po humbisni shikimin

Shëndetësia

Nëse keni këto shenja, kujdes se po humbisni shikimin

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:34
Ilustrim

Qëndrimi me orë të zgjatura përpara kompjuterit, përdorimi i celularëve, lojërat e ndryshme dhe shumë faktorë, kanë ndikuar në shtimin e personave që kanë probleme me shikimin.

Për shumicën e të rriturve, shenja e parë që shikimi po ndryshon është drejtimi i vështirë i automjetit gjatë natës. Kur lëvizni me makinë natën, kushtojini vëmendje nëse mund të shihni qartë makina të tjera dhe shenja trafiku.

Nëse dritat ju shqetësojnë shumë gjatë natës, nuk mund të shihni shenjat ose keni vështirësi në dallimin e objekteve, shkoni te një okulist.

Shëndeti i përgjithshëm, nga ushqimi deri te gjumi, mund të ndikojë në sy.

Nëse kohët e fundit jeni diagnostikuar me diabet, lupus, një çrregullim tiroid ose ndonjë gjendje tjetër që mund të ndikojë në sytë tuaj, duhet të konsultoheni me një okulist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat