E pinë shpesh, por gratë shtatzëna rrezikojnë ta humbin fëmijën nga kjo pije

Shëndetësia

E pinë shpesh, por gratë shtatzëna rrezikojnë ta humbin fëmijën nga kjo pije

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:53
Ilustrim

Gratë, të cilat po përpiqen të konceptojnë apo janë shtatzënë, duhet të heqin dorë nga kafeina tërësisht, për të minimizuar humbjen e foshnjës së tyre, sipas shkencëtarëve.

Hulumtimi në më shumë se 1,200 gra sugjeroi se qoftë edhe nivelet më të ulta të ekspozimit ndaj kafeinës rrezikonin gratë para dhe gjatë shtatzënisë.

Këshilla e këtillë tejkalon udhëzimet universale, të cilat thonë se konsumimi i më pak se dy kafeve në ditë mund të jetë i sigurt gjatë periudhës së shtatzënisë.

Studimi, i udhëhequr nga Institutet Nacionale Shëndetësore të SHBA-ve, ende nuk është publikuar, megjithëse do prezantohet në kongresin e Shoqërisë Amerikane për Riprodhim Mjekësor në Filadelfia.

“Marrja e çfarëdo niveli të kafeinës përgjatë shtatzënisë mund të rritë rrezikun e dështimit të shtatzënisë, veçanërisht në tetë javët e para të procesit”, pohoi hulumtimi.

Pjesëmarrëseve – 1,228 gra që tentuan të ngeleshin shtatzëna përgjatë periudhës 2007-2011 – iu kërkua të raportojnë sasinë e kafeinës dhe alkoolit të konsumuar.

Rezultatet sugjeruan se marrja e dy apo më shumë pijeve që posedonin kafeinë para konceptimit lidheshin me një rrezik të humbjes së shtatzënisë.

Hulumtuesit nuk shpjeguan përse ekzistonte lidhja, megjithatë arritën të kuptonin mirë lidhjen ndërmjet kafeinës dhe trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat